Profili i Kompanisë

KOSTT SH.A. është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore. Sipas Ligjit për energjinë elektrike nr.05/L-085 të miratuar në vitin 2016, të drejtat e aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës.

KOSTT menaxhon Sistemin e Transmetimit të Republikës së Kosovës duke operuar me nivele të tensionit të lartë 400 kV, 220 kV dhe 110 kV. Sistemit të transmetimit i përkasin edhe transformatorët e ndërlidhur me rrjetin e shpërndarjes: 220/ 35/10 kV dhe 110/35/10(20) kV. Përgjegjësi e KOSTT është që në mënyrë të sigurt dhe të besueshme të transmetojë energjinë elektrike nga njësitë e gjenerimit deri te sistemi i shpërndarjes, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.

Aktualisht, rrjeti i transmetimit të Kosovës lidhet me shtetet fqinje përmes tetë linjave ndërkufitare. Falë pozitës qendrore gjeografike që ka shteti ynë, sistemi i transmetimit me të cilin operon KOSTT, edhe pse i vogël, paraqet një nyje shumë të rëndësishme të transmetimit në Evropën Juglindore.

Misioni

Operimi i sigurt dhe i besueshëm i Sistemit të transmetimit, duke garantuar sigurinë e furnizimit, si dhe operimin efikas të tregut të energjisë elektrike në bazën e transparencës dhe jo diskriminimit, në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Republikës se Kosovës.

Vizioni

“Të jetë kompani kredibile, që garanton transmetimin e sigurt dhe të besueshëm të energjisë elektrike, e përgjegjshme në kuptimin social dhe mjedisor, e integruar në rrjetet dhe institucionet evropiane të transmetimit të energjisë elektrike“.

Sipas Licencës për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Licencës për Operatorin e Tregut të Energjisë Elektrike, KOSTT është përgjegjës për :

  • Planifikimin, operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë
  • Operimin efikas, ekonomik dhe të koordinuar të sistemit të transmetimit, përfshirë rrjedhat ndërkufitare
  • Balancimin e sistemit
  • Sigurimin e qasjes jo-diskriminuese për shfrytëzuesit e sistemit të transmetimit
  • Nxitjen e konkurrencës efektive për prodhim dhe furnizim me energji elektrike
  • Nxitjen e efikasitetit ekonomik në zbatimin e Rregullave të Tregut si dhe kryen aktivitetet në përputhje me Rregullat e Tregut
  • Administrimin e tregut të centralizuar të energjisë elektrike në Kosovë
  • Menaxhimin e procesit të barazimit përfundimtarë

Plani i Biznesit

2021
Plani i Biznesit Shkarko
2020

Plani i Biznesit i Rishikuar Shkarko

Plani i Biznesit Shkarko

2019
Plani i Biznesit Shkarko
2018
Plani i Biznesit Shkarko
2017

Plani i Biznesit i Rishikuar Shkarko

Plani i Biznesit Shkarko

2016

Plani i Biznesit Shkarko

Lokacioni

Republika e Kosovës
Prishtinë
St. Isa Boletini Nr.39