Pozita të hapura
Forma e aplikimit
Aplikacioni për punësim shkarkohet këtu
Ambienti i punës në KOSTT
KOSTT është kompani publike që mban rol shumë të rëndësishëm në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës. Në përmbushjen e objektivave dhe performancën e suksesshme të dëshmuar që nga themelimi i kompanisë, rol thelbësor kanë luajtur punonjësit. Filozofia e politikave të resurseve njerëzore në KOSTT bazohet në ruajtjen dhe tërheqjen e personelit kualitativ duke e mbajtur kompaninë kompetitive në treg dhe njëkohësisht duke treguar përkushtimin ndaj punonjësve. Një nga objektivat strategjike të kompanisë është zhvillimi i punonjësve derisa vlerë kryesore e qasjes në punë është puna ekipore e cila zhvillohet me energji pozitive, përmes bashkëpunimit të ndërsjellët gjë që ka ndikuar në arritjen e objektivave të përcaktuara të kompanisë. KOSTT është i përkushtuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të këndshëm për punë ku mirëqenia e punonjësve është në qendër të fokusit.