Sipas Ligjit për Energjinë Elektrike , Operatori i Sistemit dhe Transmetimit (OST) është përgjegjës për funksionimin, sigurimin e mirëmbajtjes, dhe nëse është i nevojshëm për zhvillimin e rrjetit të transmetimit në zona të caktuara. Po kështu, ai është përgjegjës për ndërlidhjen e rrjetit me rrjetet e tjera si dhe pë sigurimin afatgjatë të aftësisë së sistemit për të përballuar kërkesat e arsyeshme për transmetim të energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka dhënë KOSTT-it sh.a, liçensën si Operator i Sistemit të Transmetimit , liçense kjo e cila ka hyrë në fuqi më 4 tetor 2006.

Operatori i Sistemit të Transmetimit menaxhon dhe operon me sistemin e transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës si dhe është përgjegjës për transmetimin e energjisë elektrike në rrjetet kryesore të tensionit të lartë.

Operatori i Sistemit dhe Transmetimit të Kosovës :

  • Vepron në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit të Rrjetit Elektrik, Kodit Matës dhe Kodit të Shpërndarjes
  • Siguron qasje jodiskriminuese për shfrytëzuesit dhe u siguron atyre informata të nevojshme për një qasje efikase në sistem
  • Përcakton të tilla tarifa dhe pagesa për lidhje dhe shfrytëzim të sistemit që të nxisin konkurrencën në sektorin e energjisë si dhe të lehtësojnë hyrjen e subjekteve të reja në treg