Fakte të shpejta për KOSTT


Emri i regjistruar: Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT SH.A.

Adresa : Rr. Isa Boletini Nr.39, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Numri i regjistrimit të biznesit: 811284512

Data e themelimit: 1 korrik 2006

Licencat nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë: Licenca për Operim të Sistemit të Transmetimit dhe Licenca për Operim të Tregut të Energjisë Elektrike

Pronari i aksioneve: 100% Republika e Kosovës. Sipas Ligjit për energjinë elektrike nr.05/L-085 të miratuar në vitin 2016, të drejtat e aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i Bordit te Drejtoreve: Jeton Mehmeti

Kryeshef Ekzekutiv: Evetar Zeqiri


Gjatësia e përgjithshme e linjave të transmetimit që menaxhohen nga KOSTT sh.a është 1430.3 km

→ linja 400kV – 280 km

→ linja 220kV – 239 km

→ linja 110kV – 912 km.

→ Numri i transformatorëve të KOSTT (Rrjeti Vertikal) 16

→ Numri i transformatorëve të KOSTT (Rrjeti Horizontal) 65

→ Kapacitetet transformuese MVA (rrjeti horizontal) 3750

→ Kapacitetet transformuese MVA (rrjeti vertikal) 2320

→ Kapacitetet transformuese totali MVA 6070

→ Numri i Nënstacioneve të KOSTT 38

→ Linja interkonektive 400/220/110 kV 8

Falë pozitës qendrore gjeografike që ka shteti ynë, sistemi i transmisionit me të cilin operon KOSTT, edhe pse i vogël, paraqet një nyje shumë të rëndsishme të transmisionit në Evropën Juglindore

Linjat interkonektive në Sistemin Transmetues të Kosovës :

→ 1 linjë 400 kV Kosovë - Serbi

→ 1 linjë 400 kV Kosovë - Malin e Zi

→ 1 linjë 400 kV Kosovë – Maqedoninë

→ 1 linjë 400 kV Kosovë – Shqipëri

→ 1 linjë 220 kV Kosovë - Serbi

→ 1 linjë 220 kV Kosovë – Shqipëri

→ 2 linja 110 kV Kosovë - Serbi

Dhjetor 2021