Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” në NS 110/10(20) kV Dardania


7/2/2020

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 04 Korrik 2020 (e Shtunë), nga ora 01:00 (pas mesnate) deri në 06:00 do të bëhet shkyçja e nënstacionit 110/10(20)kV Dardania (Prishtina 6), për të mundësuar punimet për ndërrimin e lidhjeve në kthinat 10kV në nënstacionin në fjalë.

Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 10MW)

Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.