Remont i planifikuar vjetor në Nënstacionin 110/10kV Deçani


5/16/2023

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë  18 Maj  2023 (E Enjte) nga ora 00:10 deri në 00:30, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 (31.5 MVA) për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik TR1. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar remontin e planifikuar vjetor të transformatorit TR2.

Gjatë intervalit kohor të lartcekur prej 20 minutash, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10kV Deçani do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 6 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.