Menaxhmenti i KOSTT priti në takim delegacionin nga Ambasada e SHBA në Kosovë dhe USAID


9/14/2021

Në vazhdimësi të bashkëpunimit ndër-institucional menaxhmenti i KOSTT në krye me Kryeshefin ekzekutiv z.Mustafë Hasani realizuan takim me zyrtarët e lartë të Ambasadës Amerikane në Kosovë z. Joseph Farbeann - zyrtar ekonomik politik dhe z.David D.R. Seckinger - udhëheqës i njësisë ekonomike, si dhe z.Arben Nagavci specialist i menaxhimit të programit për energji në Agjensionin Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Misioni në Kosovë.
z.Hasani informoi nga afër zyrtarët e institucioneve amerikane në lidhje me funksionimin aktual dhe operimin e Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike si dhe angazhimet e KOSTT në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët e vendit.
Me këtë rast, z.Hasani gjithashtu falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që shteti amerikan ka treguar ndaj KOSTT-it.
Delegacioni nga institucionet amerikane gjithashtu realizuan vizitë në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT, ku u njoftuan rreth funksionimit të Sistemit të Transmetimit në kohë reale.