U mbajt Forumi virtual “Roli i gruas në sektorin e energjisë – përvoja e KOSTT”


6/28/2021

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të themelimit të KOSTT, me datë 25 Qershor 2021 u mbajt Forumi virtual me temë “Roli i gruas në sektorin e energjisë – përvoja e KOSTT”Gjithashtu gjatë këtij forumi u lansua edhe video-projekti “Inspirohu në energji” që promovon rolin dhe përvojën inspiruese të disa nga gratë e suksesshme punonjëse të KOSTT.

Pjesë e panelit të diskutimit në këtë ngjarje ishin: znj. Artane Rizvanolli (Ministre e Ekonomisë), znj.Mimoza Kusari-Lila (Deputete në Parlamentin e Kosovës), znj.Sarah Olmstead (Drejtore për Kosovë, MCC), znj.Aurora Polo (Drejtore e Kabinetit, OST Shqipëri), znj.Jasmine Boehm (Këshilltare e menaxhimit të ndryshimeve, Tetra Tech via zoom platform), Znj.Xhyldane Kiçmari (Anëtare e Bordit, KOSTT), z. Mustafë Hasani (Kryeshef Ekzekutiv, KOSTT), z.Kadri Kadriu (zv.Kryeshef Ekzekutiv, KOSTT), znj.Bukurije Dauti (Menaxhere e Zhvillimit të Rrjetit të Transmetimit, KOSTT), Forumi u moderua nga znj.Zana Bajrami-Rama (Menaxhere për Komunikim dhe Relacione me Publikun, KOSTT)

Forumin në fjalë mund ta ndiqni përmes likut:  https://fb.watch/6pbdJhNY7R/