Kontributi në mirëqenien e komunitetit, përkushtim i vazhdueshëm i KOSTT sh.a


1/21/2021

Viti 2020 e sfidoi njerëzimin në mënyra të ndryshme, duke e ndryshuar sjelljen njerëzore po ashtu edhe atë të bizneseve dhe si kurrë më parë edhe më shumë u shpreh rritja e vetëdijes kolektive për kujdesin ndaj shëndetit, mirëqenies dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit.

Përkundër të gjitha sfidave të paraqitura për shkak të pandemisë COVID 19, KOSTT arriti ta përmbyll vitin me suksese të theksuara, duke mos lënë anash asnjëherë përkushtimin për të kontribuar në mirëqenien e shoqërisë dhe në mbështetje të këtij misioni, së fundi KOSTT realizoi mbështetje për:

  • Shoqatën Down Syndrome Kosova #DSK për mbulimin e nga 25 seancave terapeutike për fëmijët me sindromën Down në të katër qendrat e shoqatës (Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj)
  • Action for Mothers and Children /Aksioni për Nëna dhe Fëmijë #AMC – për pajisje personale mbrojtëse nga COVID 19 për shëndetin e punëtorëve shëndetësorë, nënave dhe fëmijëve për Klinikat e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe
  • SHGPLKKGJ – #RENESANSA për të kontribuar për ngritjen e vetëdijes së grave për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kancerit të gjirit

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Mustafë Hasani u shpreh ‘’Filozofia jonë e veprimit të përgjegjshëm në të gjitha aspektet e veprimtarisë është esenciale për suksesin e kompanisë dhe kjo qasje shkon edhe më tutje duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për të ndikuar sado pak në mirëqenien e shoqërisë sonë’’.