Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3– Linjat”, L 110 kV, NS 110/35/10(20)kV Theranda - NS 110/35/10(20)kV Rahoveci


3/10/2020

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110 kV NS Theranda-NS Rahoveci, me datë 11 Mars 2020 (E Mërkurë), nga ora 09:00 deri në 12:00 si dhe nga ora 14:00 deri në 17:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10kV Opterusha.

Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga linja 10kV Opterusha do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 4MW).

Implementimi i projektit do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për atë rajon. Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.