Miratohet raporti vjetor financiar i KOSTT nga Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Transfere


11/25/2020

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, Kryesuesi i Bordit të KOSTT z.Jeton Mehmeti dhe Kryeshefi Ekzekutiv z.Mustafë Hasani, prezentuan para deputetëve Raportin vjetor financiar të KOSTT për vitin 2018 dhe 2019.

Pas diskutimeve dhe trajtimit të disa çështjeve me interes nën përgjegjësinë e KOSTT, Raporti financiar  për vitet 2018 dhe 2019 unanimisht u votua nga anëtarët e Komisionit Parlamentar dhe u rekomandua për miratim në Kuvendin e Kosovës.