Përshkrimi i shërbimit ‘Dark Fibre’

Fibrat optike të instaluar në rrjetin e KOSTT-it janë kryesisht të vendosur brenda kabllit tokëzues të largëpërquesit të tensionit të lartë (OPGW), prandaj rrjeti i fibrave optike përcjellë rrjetin e linjave të tensionit të lartë. Shërbimi i fibrave të errët ose ndryshe ‘Dark Fibre’ është përcaktuar si huazim (dhënie me qera) të një fije ose një palë apo më shumë se një palë fije optike për një periudhë kohore e cila zakonisht konsiderohet të jetë nga 1 vitë deri në më shumë vite, varësisht nga marrëveshja.
Në pikën 5.3 është dhënë skema e rrjetit fibër optik të KOSTT-it, ndërsa në pikën 5.4 është dhënë tabela e cila përmban të dhëna për vendet e fillimit dhe të mbarimit të segmenteve ose pikave të lidhjes dhe gjatësinë e secilit segment.

Ftesën për ‘Shprehje të interesit’ për operatorët e interesuar dhe palët tjera për këtë lloj shërbimi mund ta gjeni të publikuar në web faqet tona, në bazë të së cilës mund të na drejtoheni me kërkesën për ‘Shprehje të interesit’ me specifikat e përshkruara, në adresën:
KOSTT sh.a., Sektori i Telekomunikacionit, Rr. Isa Boletini nr. 39, 10000 Prishtinë.

Në këtë adresë mund ti drejtoni edhe pyetjet teknike, të kërkoni informata dhe sqarime shtesë, si dhe në email : Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ose telefon: 038 / 501 301 201. Informatat gjithashtu mund ti gjeni edhe në uebsajtin tone: www.kostt.com .


Ftesë për Shprehje Interesi për huazim të fibrave të errët të rrjetit fiber optik të KOSTT-it - Shkarko word icon
Skema e Rrjetit Fiber Optik- Shkarko pdf icon
Lista e Lidhjeve te disponueshme optike- Shkarko pdf icon