Plani i Veprimit dhe Objektivi

Transmetimi i energjisë dhe operimi i sistemit nga njëra anë dhe telekomunikimet nga ana tjetër janë tregje plotësisht të ndryshme. Operimi i sistemit të transmisionit dhe investimet në te bëhen kryesisht në një perspektivë afatgjate, në një treg të rregulluar dhe me një monopol natyral. Ndërsa, Operimi i telekomunikimeve bëhet në një treg konkurrues më të ashpër dhe me një dinamikë më të lartë të zhvillimit teknologjik.

Kjo kërkon procese dhe struktura të ndryshme, ndërsa metoda më e mire për analizën e një biznesi brenda një tregu është e ashtuquajtura analiza SWOT. Kjo është një metodë e planifikimit strategjik e përdorur për të vlerësuar Sukseset, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet të përfshira në një project ose në një sipërmarrje biznesi dhe në rastin tone mund të duket si në vijim:

Përparësitë:

  • Infrastrukturë e rrjetit fiber optik me kapacitet dhe redudancë të lartë,
  • Rrjet i përhapur gjerësisht,
  • Pronësi e besueshme e rrjetit dhe siguria e ofrimit të shërbimit,
  • Pronësia e hapsirës dhe infrastrukturës për ko-lokacione.

Dobësitë:

  • Vlerë e ulët e infrastrukturës fiber optike nëse nuk ofrohen shërbime,
  • Mungesë e identitetit në tregun e telekomunikimeve,
  • Rënia e vazhdueshme e çmimeve të shërbimeve,
  • Mungesë e »miljes së fundit« të rrjetit.

Mundësitë:

  • Pritet një rritje enorme e komunikimit të të dhënave në vitet e ardhshme,
  • Stabilitet dhe jetëgjtësi e ofrimit të shërbimeve,
  • Modele të reja të biznesit me partnerë të ri,
  • Bashkëpunimi me partnerë në nivel të shërbimeve dhe të infrastrukturës.

Kërcënimet:

  • Konkurenca e fortë,
  • Biznes i rregulluar,
  • Kufizimet në pajisje dhe në shërbime,
  • Kufizimet në rrjetin e “miljes së fundit”..

Objektivi ynë

Kompania jonë është e pozicionuar në mënyrë unike, si ofrues i shërbimeve të operimit të infrastrukturës në Kosovë, duke ofruar një qasje të hapur për klientët në mundësitë e mëdha komunikuese.
Me operimin e infrastrukturës telekomunikuese, KOSTT-i është duke u përpjekur për të transformuar industrinë e telekomunikimeve të Kosovës duke stimuluar konkurrencën, reduktimin e kostove të “bandwidth”-it dhe për të përmirësuar pozitën e “broadband”-it në Kosovë.
Objektivi ynë është që të sigurojmë shërbime të komunikimit të infrastrukturës në një shkallë më të gjere dhe ne do të angazhohemi që të:

  • Zbatojmë dhe menaxhojmë me kosto-efektive lidhjet e rrjetit fibër optik, në mënyrë të hapur dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët;
  • Rrisim tregun e produkteve dhe shërbimeve të bazuar në fibra optik, brenda rajoneve të ndryshme te vendit;
  • Ofrojmë shërbime profesionale për klientët tanë;
  • Per Operatoret ta bëjmë më të lehtë dhe me kosto më të ulët ofrimin e shërbimeve “broadband” dhe shërbimeve tjera telekomunikuese, njekohesisht duke ju mundësuar rritjen e numrit të konsumatorëve.
  • Të kontribuojmë në zhvillimin e rajoneve të ndryshme të Kosovës, përmes ofrimit të hapur të shërbimeve moderne telekomunikuese, me çmime të volitshme.