Plani i Biznesit dhe Autorizimi/Licenca

Në përkrahje të këtyre iniciativave, Sektori i Telekomunikacionit të KOSTT-it ka punuar në zhvillimin e strategjisë për hyrje në tregun e telekomunikimeve, duke ofruar tepricën e kapaciteteve fiber optike. Si rezultat i kësaj pune u përpilua Plani i Biznesit për Operimin e shërbimeve të infrastrukturës në tregun e telekomunikimeve, e cila ishte edhe parakusht për përgatitjen e dokumentacionit përkatës për aplikim për autorizim/licencë.

Në bazë të kësaj, Bordi i Drejtorëve i KOSTT-it, muar vendim të inicoj aktivitetet për aplikim për autorizim/licencë për Operator të shërbimeve të infrastrukturës në tregun e telekomunikimeve, kërkesë e cila është aprovuar nga ana e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) të Kosovës, ne fund te vitit 2013.

Tani, kjo ishte licenca e tretë e KOSTT-it, së bashku me licencën për Operator të Sistemit të Transmisionit dhe licencën për Operator të Tregut të energjisë elektrike, që kanë të bëjnë me biznesin themelorë të KOSTT-it. Dy licencat e para janë marr pas themelimit të KOSTT-it si rrjedhojë e procesit të ristrukturimit të Sektorit të energjisë në Kosovë.

Për shkak të ndryshimit të Regjimit të Autorizimit/licencave e në përputhje me dispozitat e Nenit 16 të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike dhe Rregullores Nr.25 për Autorizimet e Përgjithëshme (ref. ARKEP nr. prot.015/B/14) dhe Vendimit Nr.581 (ref. ARKEP nr. prot.002/B/15), KOSTT tani është i regjistuar në Regjistrin e Ndërmarrjeve për ofrimin e rrjeteve dhe / ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike sipas Rexhimit të Autorizimit të Përgjithëshëm.

Konfirmimi i ARKEP mbi regjistrimin e KOSTT sh.a në Regjistrin e Ndërmarrjeve për ofrimin e rrjeteve dhe /ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike sipas regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm - Shkarko pdf icon