Alokimi i Kapaciteteve Ndërkufitare

Përcaktimi i Kapaciteteve të Transmisionit Interkonektiv (Ndërlidhës) në Kosovë

KOSTT-i është përgjegjës për përcaktimin e kapaciteteve të transmisionit ndërlidhës në Sistemin e Energjisë në Kosovë. Përcaktimi i kapaciteteve të transmisionit ndërlidhës bëhet në bazë të Procedurave të Operimit për Ankand të Kapacitetit Ndërlidhës dhe Caktim të Kapacitetit Tejkufitar, të cilat janë miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të Kosovës.