Katalogu i Shërbimeve

Katalogu i shërbimeve përmbanë listën e shërbimeve që një operator mund të ofroj në treg . Praktikisht, ekziston një numër i konsiderueshëm i shërbimeve që potencialisht mund të ofrohen nga ana e KOSTT-it në treg , e të cilat hyjnë në sferën e fushëveprimit.

Sherbimet bazë
Mundësitë potenciale të biznesit që KOSTT mund ti shfrytëzjë janë:

  • Bashkëshfrytëzimi i infrastrukturës: KOSTT mund të bashkëshfrytëzojë infrastrukturën e vetë aktuale me operatorët tjerë të telekomit. Këtu mund të bashkëshfrytëzohen jo vetëm kanalet dhe tubacionet, por edhe çdo infrastrukturë e cila mund të përmbajë infrastrukturën e telekomit. Shembull i shërbimeve të tilla janë 'Huazimi i Shtyllave (me qera)' ose 'Shërbimet e Ko-lokimit'.
  • Huazimi (me qera) i Fibrave të errët (Dark fibre): KOSTT mund të ofrojë operatorëve tjerë të telekomit për shfrytëzim të një pjese të rrjetit të tij fiber optik. Dhënia në shfrytëzim të Fibrave të errët (me qera) nuk do të ketë ndonjë investim shtesë në cilat do pajisje aktive telekomunikuese. Vlera e fibrave optike është proporcionale me gjatësinë e tyre. Prandaj, kjo strategji shfrytëzohet kryesisht nga operatorët elektroenergjetik me rrjete të telekomit gjerësisht të përhapur.
  • Huazimi (me qera) i kabllove të dedikuar: KOSTT mund të zhvillojë një strategji të veçantë për shtrierjen e kabllove përgjatë trasave të veçanta, të cilat mund të kërkohen nga operatorët e telekomit. Ky lloj shërbimi zakonisht kërkohet në vendet ku operatorët potencial nuk kanë rrjet dhe kanë nevojë për lidhje të nyjeve të veta telekomunikuese.
  • Shitja e kapaciteteve: KOSTT mund të shesë kapacitetet e pashfrytëzuara të veta. Në këtë rast, duke investuar në pajisje aktive të telekomit, KOSTT mund të ofrojë bartjen e të dhënave nga një pikë e rrjetit të saj në një pikë tjetër. Kjo formë e shërbimit, njihet ndryshe edhe me termin e lidhjeve Pikë – Pikë.
  • Qasje në lakun e ndarë (Unbundled loop access): KOSTT mund të zhvillojë një strategji të veçantë për zgjërimin e rrjetit fiber optik gjer tek konsumatori i fundit. Në këtë mënyrë mund të bartë trafikun e të dhënave nga pika e qasjes së konsumatorit në rrjetin e tij, gjer në nyjen e destinuar.