Kodi i Rrjetit

Kodi i Rrjetit është përgatitur në pajtueshmëri me kërkesat e Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Licencën e Operatorit të Sistemit të Transmisionit, dhe është aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Kodi i Rrjetit mbulon procedurat operative dhe dispozitat që rregullojnë bashkëveprimin ndërmjet OSTT (Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut) dhe përdoruesve të Sistemit të Transmisionit të Kosovës. Ky kod përfshin proceset e planifikimit, kyçjes, operimit dhe balancimit të sistemit në kushte normale dhe të jashtëzakonshme. Këto procese përfshijnë periudha kohore të ndryshme nga planifikimi afatgjatë (dhjetë vite) deri në kohën reale si dhe periudhat pas ndodhjes së një ngjarje apo avarie. Kodi i Rrjetit është i obligueshëm për OSTT dhe për të gjithë përdoruesit e kyçur në sistem

Kodi i Rrjetit , versioni 2.3
Sipas Vendimit V_710_2015 të ZRrE të datës 20 Shkurt 2015