Raportet financiare të audituara

r4

Bilanci i Gjendjes është një nga pasqyrat financiare që tregon pozicionin financiar (Aktivet, Pasivet dhe Kapitalin) të Kompanisë në një datë të caktuar.
Krahasuar me vitin e mëparshëm, ka pasur rritje në këto pozicione:

  • Mjetet joqarkulluese për 74%
  • Mjetet qarkulluese (Kapitali punues) për 22 %
  • Ekuiteti i aksionarëve për 22%
  • Detyrimet e pagueshme për 58%
  • Grantet e shtyra për 90%

Kjo tregon se gjatë vitit 2009 KOSTT sh.a për investime kapitale në pjesën më të madhe ka shfrytëzuar grante qeveritare dhe grante të tjera.
Viti 2009 është viti i parë kur KOSTT sh.a një pjesë të investimeve kapitale e ka financuar me mjete nga aktivitetet operative duke u bazuar në rritjen e të hyrave operative, krahasuar me rritjen e shpenzimeve operative.

-087
Fig.25 Aktiva 2008/2009

 

r1

Pasqyra e të hyrave dhe shpenzimeve është një nga pasqyrat financiare që tregon performancën ekonomike (të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin/humbjen) e Kompanisë gjatë një periudhe kontabël.
Krahasuar me vitin e mëparshëm, të hyrat operative janë rritur për 34 %, ndërkaq shpenzimet operative janë rritur për 9%.
-088

 

-089
Investimet e bëra në rrjetin e transmisionit, kanë ndikuar në reduktimin në masë të madhe të shpenzimeve nga humbja e energjisë në transmision, përkundër faktit që gjatë këtij viti kemi pasur rrjedha më të mëdha të energjisë se në vitin e mëparshëm.
Fitimi bruto kap vlerën prej 7,455 mijë euro dhe fitimi neto, pas tatimit, 6,933 mijë euro.

r2

Pasqyra e ndryshimeve në kapital është një nga pasqyrat financiare që tregon ndryshimet në kapitalin e Kompanisë gjatë një periudhe kontabël.

 

r3
Pasqyra e rrjedhës se parasë është një nga pasqyrat financiare që tregon rrjedhën e parasë (arkëtimet dhe pagesat në para dhe në ekuivalent të parasë) të Kompanisë gjatë një periudhe kontabël.

Bazuar në rrjedhat e parasë, kompania KOSTT sh.a. gjatë vitit 2009 ishte mjaft likuide edhe përkundër investimeve të mëdha në aktivitetet investive.