5 Tetor 2018 - Shtyerje e punimeve- Remont i planifikuar vjetor i linjës 110 kV, LP 1809 që lidhë NS 110/35/10(20) kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2

Njoftohen qytetarët që për shkaqe teknike punimet e parapara me datë 06 dhe 07 Tetor 2018 për realizimin e remontit të planifikuar vjetor të linjës 110 kV, LP 1809 që lidhë NS 110/35/10 kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2, do të shtyhen me datë 13 dhe 14 Tetor 2018, ku nga ora 10:00 deri në orën 16:00 do të bëhet shkyçja e larperçuesit në fjalë.
Gajtë intervalit kohor të lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35/10(20) kV Rahoveci do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 25 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në mirëmbajtjen e aseteve të transmisionit dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.