5 Tetor 2018 - Punime në kuadër të projekteve zhvillimore në NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” dhe ”Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin KOSTT/KEDS/OSSH” me datë 07 Tetor 2018 (E Dielë), nga ora 10:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 16 MW)
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit për rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, projekti i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe implementimin e projektit i cili do të modernizoj pikat matëse në kufirin me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes dhe ngritë saktësinë e matjeve komerciale.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.