10 Gusht 2018 - Shkaktohet lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 1809 që lidhë NS 110/35/10 kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2

Sot me 10 gusht 2018, në ora 10:26 ka ndodhur një lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 1809 që lidhë Nënstacionet NS 110/35/10 kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2 me ç’rast kanë reaguar mbrojtjet dhe si pasojë ka dalë nga puna ky largpërçues si dhe NS Rahoveci ka mbetur pa tension.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet intenzivisht dhe eliminimi i defektit të paraqitur si dhe stabilizimi i furnizimi me energji elektrike për qytetarët e rajonit të Rahovecit pritet rreth orës 15:00.
NS 110/35/10 kV Rahoveci është i vetmi nënstacion në Sistemin Transmetues që në anën 110 kV furnizohet në mënyrë radiale.
Komisioni i ekspertëve të KOSTT do të analizojë shkaqet e paraqitjes së lidhjes së shkurtër në rrjetin transmetues dhe do të bëjë raportimet përkatëse në pajtim me Kodin e Rrjetit.