Njoftim - Komunikimi elektronik me KOSTT sh.a nga data 30 Qershor 2018

KOSTT sh.a njofton që në drejtim të masave të vazhdueshme për rritjen e sigurisë së informacionit të organizatës, menaxhmenti i lartë ka marrë vendim që çdo komunikim në formë elektronike nga e-mail adresat private (domain-ët jozyrtarë) të refuzohet automatikisht nga sistemi i teknologjisë informative të KOSTT sh.a.

 

KOSTT në planin e vet afatshkurtër të zhvillimit e ka si qëllim final Certifikimin edhe me standardin ndërkombëtar ISO/IEC 27001 dhe standarde tjera që ndërlidhen me menaxhimin e rrezikut të sigurisë së informacionit.

Në ndërlidhje me këtë luteni që për çdo kërkesë tuajën apo komunikim elektronik me KOSTT sh.a të na drejtoheni nga e-mail adresat tuaja zyrtare, sepse çdo e-mail nga adresat private duke filluar nga data 30 qershor 2018 (E Shtunë), do të bllokohet automatikisht nga sistemi i teknologjisë informative në KOSTT.

Për çdo sqarim apo kërkesë tuajën, në linkun në vijim mund të gjeni Listën kontaktuese të KOSTT sh.a:

http://www.kostt.com/website/index.php?option=com_content&view=article&id=179&Itemid=134&lang=sq

 

Ju falënderojmë në mirëkuptim.

 

Sinqerisht,

KOSTT sh.a

www.kostt.com