31 Korrik 2018 - Energjizohet linja e tensionit të lartë 110 kV që lidhë NS 110/10 (20) kV Berivojca me NS 110/10 (20) kV KITKA

KOSTT sh.a njofton qytetarët që nesër me datë 1 gusht 2018 (E Mërkurë), në ora 12:00 planifikohet të lëshohet nën tension (energjizohet) linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionet 110/10 (20) kV Berivojca me NS 110/10 (20) kV KITKA.

Linja në fjalë me gjatësi prej 14.9 km e vendosur nëpër 53 shtylla elektrike kalon në vendbanimet e Komunës së Kamenicës (Berivojcë, Moqare, Qarakoc, Kollolleq, Shipashnicë e Epërme, Hogosht dhe Poliqkë).

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.