17 Korrik 2018 - KOSTT sh.a pjesë e iniciativës për zhvillimin e tregut rajonal të energjisë elektrike, së bashku me tetë vende të Evropës Juglindore

Nën iniciativën e Asociacionit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEA) dhe të Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), më 16 korrik 2018 në Podgoricë të Malit të Zi, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Iniciativën e Tregut të Energjisë Elektrike (Electricity Market Initiative-EMI) në mes të operatorëve të sistemit të transmisionit (OST) dhe operatorëve të tregut nga tetë vende të Evropës Juglindore, përkatësisht: Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

Sipas Memorandumit të nënshkruar, vendet nënshkruese janë pajtuar që të ndajnë të dhënat për gjenerimin, transmetimin dhe tregun e energjisë elektrike, me qëllim të optimizimit të rrjetit rajonal si dhe tërheqjes së investimeve ndërkombëtare.

Iniciativa synon të përmirësojë efikasitetin e tregut, të nxis konkurrencën dhe të inkurajojë gjenerimin alternativ të energjisë elektrike.

Me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Iniciativën e Tregut të Energjisë Elektrike, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Ilir Shala, u shpreh “jam shumë optimist që nënshkrimi i këtij memorandumi do të jetë faktor nxitës në rritjen e bashkëpunimit dhe transparencës në mes të vendeve nënshkruese, si një element thelbësor në drejtim të zhvillimit të tregut rajonal të energjisë, kjo duke marrë parasysh kërkesën gjithnjë në rritje për energji elektrike”.

image 6317b440-ab75-4fcf-94e6-f626a670899f20180716 192957
image 83df1dea-5c4b-4486-91c2-f2aa067aeb9f20180716 193008
image 89125709-bce5-43a5-a885-caba0a798c2920180716 193003