31 Maj 2018 - Punime në NS 110/10(20) kV Berivojcë për të mundësuar kyçjen e gjeneratorëve me erë

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë përgatitjeve për kyçje të gjeneratorëve me erë në Sistemin Transmetues, me datë 2 Qershor 2018 (E Shtunë), nga ora 07:00 deri në 07:15 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/10(20) kV Berivojcë.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 8 MW)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.