31 Maj 2018 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 02 Qershor 2018 (E Shtunë) dhe 03 Qershor 2018 (E Dielë), nga ora 13:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda.

Gjatë intervaleve kohore të lartëcekura, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 16 MW)
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit për rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, projekti i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.