15 Maj 2018 - Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 7

Njoftohen qytetarët që për shkaqe teknike punimet e parapara në NS 110/10 kV Prishtina 7 me datë 15 Maj 2018, do të realizohen me datë 16 Maj 2018 (E Merkurë). Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, nga ora 00:00 deri në ora 00:15, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 7. Shkyçja bëhet për të mundësuar testimin e mbrojtjeve rele të transformatorit në fjalë.

Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 15 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.