13 Prill 2018 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 15 prill 2018 (E Dielë) nga ora 09:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 (110/35/10kV) në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda.
Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike dy herë nga 10 minuta, nga ora 09:00-09:10 si dhe nga ora 11:00-11:10 (redukimi i parashikuar 8 MW).

Ndërsa nga ora 12:00 deri në 14:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 (110/10 kV).
Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 13 MW)
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit për rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, projekti i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.