6 Prill 2018 - Punime në kuadër të projektit në NS 110/10 kV Prishtina 2

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për te mundësuar punimet në kuadër të projektit “Ndërrimi i mbulesës së kulimit në NS 110/10kV Prishtina 2” në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2, me datë 08 Prill 2018 (E Diel), nga ora 09:00 deri në orën 09:15 dhe nga ora 17:00 deri në orën 17:15 do të bëhet shkyçja e nënstacionit në fjalë.

Gjatë intervaleve kohore të lartëcekura, qytetarët/institucionet që furnizohen nga Nënstacioni 110/10kV Prishtina 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike dy herë nga 15 minuta.(parashikohen redukime 25MW)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të punimeve në kuadër të këtij projekti të KOSTT sh.a