30 Mars 2018 - Punime në kuadër të projektit në NS 110/35/10 kV Prishtina

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për te mundësuar punimet për kontrollimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH) në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Prishtina 1, me datë 01 Prill 2018 (E Diel), nga ora 10:00 deri në orën 14:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 (110/35/10 kV).
Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ana 10 kV do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohen redukime 15MW), ndërsa një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ana 35 kV do të mbesin pa furnizim me energji elektrike dy here nga 5 minuta nga ora 10:00 deri në ora 10:05 si dhe nga ora 14:00 deri ne ora 14:05 (në të dyja rastet redukimi i parashikuar është 18 MW).
Me implementimin e këtij projekti janë modernizuar pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), si dhe është ngrit saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të punimeve në kuadër të këtij projekti të KOSTT sh.a