23 Shkurt 2018 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 24 shkurt 2018 (E Shtunë) nga ora 10:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 (110/10kV) në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda si dhe shkyçja e linjës nr. 179/3 që lidhë nënstacionet NS Theranda me NS Prizren 3. Punimet e lartëcekura kanë qenë të parapara të realizohen me datë 11 shkurt 2018, por për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike nuk kanë mundur të realizohen.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ana 10 kV në NS Theranda, do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MW).
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për fillimin e implementimit të projektit për rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, projekti i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.