2 Shkurt 2018 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 3 shkurt 2018 (E Shtunë) nga ora 10:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda.
Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Theranda do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 18 MW).

Gjithashtu, me datë 4 shkurt 2018 (E Dielë) nga ora 10:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 (110/35 kV) në NS Theranda.
Si pasojë, në fillim dhe mbarim të punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për qytetarët/institucionet që furnizohen nga TR2 në NS 110/35/10 kV Theranda në kohëzgjatje prej 15 minutave respektivisht nga ora 10:00 deri në 10:15, si dhe nga ora 16:00 deri në 16:15. (parashikohet 6 MW)
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për fillimin e implementimit të projektit për rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, projekti i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.