11 Janar 2018 - KOSTT vazhdon përkrahjen për fëmijët e Kosovës

Në vazhdën e përgjegjësisë sociale, KOSTT sh.a konfirmoi edhe një herë përkushtimin për të kontribuar në mirëqenien e shoqërisë sonë duke dhënë përkrahje financiare për fëmijët e diagnostifikuar me kancer si dhe fëmijët e porsalindur që përballen me probleme shëndetësore.
Në kuadër të kësaj, KOSTT është bërë pjesë e iniciativës së komunitetit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH (EBRD Community Initiative) për të mbledhur fonde për sigurimin e medikamenteve për fëmijët e diagnostifikuar me kancer që trajtohen në Klinikën Pediatrike Onkologjike në QKUK, përmes fondacionit “Care for Kosovo Kids” (CfKK/FKfK). Ky Fondacion që nga viti 2013 është i angazhuar në shpëtimin e jetës së fëmijëve, duke siguruar përmes donacioneve trajtimin e nevojshëm për 60 fëmijë, çdo vit.

KOSTT gjithashtu ka dhënë donacion në përkrahje të fëmijëve të porsalindur me probleme shëndetësore që trajtohen në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përmes fondacionit “Action for Mothers and Children” (AMC). Fondacioni AMC zhvillon programme të ndryshme në përkrahje të përmirësimit të kujdesit të grave shtatzëna dhe foshnjave të lindura para kohës përfshirë sigurimin e medikamentit “Surfaktant” i nevojshëm për foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes si mungesë e surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive si dhe zgjerimin e shërbimeve të Qendrave Shëndetësore për Gratë.

Me përkushtimin për të kontribuar në mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve kosovar, në prag të ndrrimit të moteve buxhetit të dedikuar për dhurata për partnerët e biznesit KOSTT i dha orientim human.


kostt femije 1Nënshkrimi I Marrëveshjes për Donacion me Fondacionin Action for Mothers and Children, u.d. Kryeshef Ekzekutiv, Kadri Kadriu dhe u.d. Drejtor Ekzekutiv, Janine Morina

kostt femije 2Nënshkrimi I Marrëveshjes për Donacion me Fondacionin Care for Kosovo Kids , zv. Kryeshef Ekzekutiv, Ilir Shala  dhe Përfaqësuese e Autorizuar, Sevim Cinci

kostt femije 3Nënshkrimi I Marrëveshjes për Donacion me Fondacionin Care for Kosovo Kids , (nga e majta) Menaxhere për Komunikim dhe RP, Zana Bajrami Rama,  zv. Kryeshef Ekzekutiv, Ilir Shala  dhe Përfaqësuese e Autorizuar, Sevim Cinci

kostt femije 4Nënshkrimi I Marrëveshjes për Donacion me Fondacionin Action for Mothers and Children, (nga e mjata) Menaxhere për Komunikim dhe RP, Zana Bajrami Rama, u.d. Kryeshef Ekzekutiv, Kadri Kadriu dhe u.d. Drejtor Ekzekutiv, Janine Morina