29 Dhjetor 2017 - Investimi i mbi 3 milion EUR, bën Nënstacionin 110/35/10 kV Lipjani një nga Nënstacionet me siguri të lartë të furnizimit në Sistemin Transmetues të Kosovës

Nënstacioni 110/35/10 kV Lipjani i ndërtuar në vitin 1988, i furnizuar në mënyrë radiale nga Nënstacioni Prishtina 4, pas 29 viteve u revitalizua plotësisht në kuadër të LOT 4 të projektit “Permirësimi i Rrjetit Transmetues-faza IV dhe V” i bashkëfinancuar nga KOSTT dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW).
Në përputhje me Planin Zhvillimor të Transmsionit 2017-2026, në dhjetor të vitit 2017 KOSTT sh.a përfundoi me sukses rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Lipjani duke realizuar kështu investimin në vlerë prej mbi € 3.1 milion. Ky investim ka përfshi re-vitalizimin e përgjithshëm të Nënstacionit 110/35/10 kV Lipjani si dhe rritjen e kapaciteteve transformuese me instalimin e transformatorit të tretë të ri energjetik me fuqi 40 MVA dhe fushës transformatorike 110 kV, 35 kV dhe 10 kV. Në kuadër të projektit gjithashtu është bërë edhe ri-konfigurimi e sistemit të zbarrave 110 kV në sistem të dyfishtë duke e shëndrruar ate në sistem fleksibil i cili e rrit nivelin e sigurisë së operimit në nënstacionin 110/35/10 kV Lipjani.

Me realizimin e këtij projekti është plotësuar kriteri i sigurisë së furnizimit N-1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Lipjani duke e pozicionuar tashmë si një nga Nënstacionet me siguri të lartë të furnizimit në Sistemin Transmetues të Kosovës.
Ky investim hap rrugë për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik për rajonin e Lipjanit me rrethinë, si dhe rritë sigurinë e furnizimit nga aspekti i transmisionit për palët e kyçura, sidomos duke marrë parasysh që nga ky Nënstacion furnizohen me energji elektrike përveq konsumatorëve të nivelit distributiv, edhe Parku i Biznesit në Lipjan dhe në Shtime si dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani, është pjesë e LOT4 të projektit për rehabilitimin e 19 Nënstacioneve në Sistemin Transmetues të Kosovës, me vlerë të përgjithshme prej € 11.9 milion.
Ky projekt i KOSTT sh.a u implementua nga kompania SIEMENS (Austri).

investimi mbi 3 milion euro 1
investimi mbi 3 milion euro 2
investimi mbi 3 milion euro 3