27 Dhjetor 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 28 Dhjetor 2017 nga ora 08:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 (110/35/10 kV) në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1. Transformatori TR 2 gjatë kësaj kohe mbetet në operim.

Gjatë periudhës kohore të lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ana 10 kV e TR 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 20 MW), ndërsa një pjesë që furnizohen nga ana 35 kV e TR1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike dy here nga pesë minuta, gjatë bartjes së konsumit në transformatorin TR2 (nga ora 08:00-08:05 si dhe nga ora 11:00-11:05).
Shkyçja është e nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e intervenimit të domosdoshëm në zbarrën 10 kV të këtij Nënstacioni.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.