4 Dhjetor 2017- Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, nga data 05 dhjetor në ora 09:00 deri me 06 dhjetor në ora 18:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR 1 (110/35 kV) në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Lipjani.

Gjatë intervalit kohor të lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Lipjani do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar deri në 8 MWh/h).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe institucionet/bizneset që afektohen nga këto punime, dhe njofton që punimet për rehabilitimin e NS 110/35/10 kV Lipjani janë në fazën përfundimtare.
Rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit