30 Nëntor 2017- Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 2 dhjetor 2017 (E Shtunë) dhe 3 dhjetor 2017 (E Dielë) nga ora 07:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit NS 110/35/10 kV Lipjani.

Gjatë intervaleve kohore të lartcekura, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Lipjani do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 40 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe institucionet/bizneset që afektohen nga këto punime, dhe njofton që rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.