29 Nëntor 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”,  me datë 30 nëntor 2017 (E Enjte) nga ora 07:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e e zbarrave 10 kV në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Lipjani.

 

Gjatë intervalit kohor të lartcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS Lipjani do të kenë kufizime në furnizimin me energji elektrike (redukimi i parashikuar 20 MWh/h). 

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe institucionet/bizneset që afektohen nga këto punime, dhe njofton që rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.