8 Tetor 2017 - Njoftim per media-Intervenim i domosdoshem ne NS 110/10 kV Klina

Sot me 8 Tetor 2017 na ora 8:49 eshte bere shkycja e transformatorit energjetik TR 1 ne NS 110/10 kV Klina per te mundesuar intervenimin e domosdoshem per sanimin e nje defekti te paraqitur ne fushen e TR1 ne anen 110 kV (rrjedhje e vajit ne transformatorin rrymor).
Si pasoje e kesaj, qytetaret/institucionet qe furnizohen nga ky Nenstacion kane mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Ekipet e mirembajtjes se KOSTT kane dale menjehere ne terren dhe po punohet intenzivisht per eliminimin e problemit. Pritet qe furnizimi me energji elektrike nga NS Klina te stabilizohet rreth ores 16.

Perndryshe, punimet e KOSTT te planifikuara sot ne NS Prishtina 2 nga ora 10:00 deri ne 13:00 kane zgjatur me shume se sa koha e planifikuar, perkatesisht deri ne ora 14:19. Furnizimi me energji elektrike nga NS Prishtina 2 tashme eshte stabilizuar.

KOSTT sh.a kerkon mirekuptim nga qyetaret e afektuar.