6 Tetor 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Prishtina 2

Njoftohen qytetaret që me datë 08 Tetor 2017 (e Dielë), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 10:00 deri në 13:00, do të bëhet shkyçja e nënstacionit NS 110/10 kV Prishtina 2. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e ndarësit në anën 10 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 24MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.