13 Shtator 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Sot me 13 shtator 2017, nga ora 14.30 deri në 15:00 është bërë shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Prishtina 1 për të mundësuar intervenimin e domosdoshëm në anën 10 kV të transformatorit matës rrymor TMR1, me qëllim të eliminimit të një defekti të paraqitur.

Gjatë kohës së lartëcekura, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Prishtina 1, do të kenë kufizime në furnizimin me energji elektrike.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.