14 Korrik 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Prizren 1

Për të mundësuar punimet e planifikuara në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 16 Korrik 2017 (E Dielë) nga ora 06:00 deri në ora 07:00, si dhe me datë 23 Korrik 2017 ( E Dielë) nga ora 06:00 deri në 08:00 do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1.

Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS Prizren 1 (nga stabilimentet 35 kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashihet të redukohen 25 MWh/h)

Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar lidhjet në sistemin e ri ndarës DC në mes të KOSTT dhe KEDS. Sistemi i pavarur AC/DC do të eliminoj interferencat e mundshme të veprimeve jo korrekte të sistemeve të mbrojtjeve rele, të telekomunikimit, të matjeve dhe sistemit SCADA/EMS.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.