14 Korrik 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Peja 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punëve të planifikuara për rehabilitimin e Nënstacionit NS 110/35/10 kV Peja 1, në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 16 Korrik 2017 (E Dielë) nga ora 06:00 deri në ora 07:00, si dhe me datë 23 Korrik 2017 ( E Dielë) nga ora 06:00 deri në 08:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2.

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Peja 1 (nga stabilimentet 35 kV), do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashihet të redukohen 9MWh/h)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.