Kodi i Pajisjeve Elektrike

Kodi i pajisjeve elektrike përcakton kërkesat për pajisjet që formojnë pjesë të rrjetit të OSTT dhe për pajisjet e përdoruesve të sistemit në pikën e kyçjes me rrjetin e OSTT. Ky kod ka të bëjë me pajisjet e operimit me tensione nominal 10(20) kV, 35 kV, 110 kV, 220 kV dhe 400 kV që formojnë pjesë të sistemit kryesor të OSTT dhe aty ku është e nevojshme me pajisjet e lidhura me pështjellat terciare të transformatorëve kryesor me tension nominal 10 kV ose 6.3 kV. Aty ku posaçërisht i referohet rrjetit të OSTT, definon kapacitetet dhe kërkesat e përgjithshme për stabilimentet, pajisjet dhe mjetet që do të lidhen me rrjetin e OSTT, nga ose në emër të OSTT, duke marrë parasysh karakteristikat e rrjetit në zonën ku do të lidhet pajisja. Aty ku i referohet pajisjeve të përdoruesit të sistemit, kodi definon kërkesat e përgjithshme për stabilimentet, pajisjet dhe aparatet në pikën e kyçjes ndërmjet rrjeteve të përdoruesit të sistemit dhe të OSTT.

Kodi i Pajisjeve Elektrike, version 2.2- Shkarko
Sipas Vendimit V_586_2013 të ZRrE të datës 20 dhjetor 2013 - Shkarko pdf icon

 

Kodi i Pajisjeve Elektrike , versioni 2.1 - Shkarko pdf icon
Sipas Vendimit V_384_2011 të ZRrE të datës 28 tetor 2011 - Shkarko pdf icon