Kodi I Punës për Çasje në Tokë dhe Ndërtesa

Kodi i pajisjeve elektrike përcakton kërkesat për pajisjet që formojnë pjesë të rrjetit të OSTT dhe për pajisjet e shfrytëzuesve të sistemit në pikën e kyçjes me rrjetin e OSTT. Ky kod ka të bëjë me pajisjet e operimit me tensione nominal 10(20) kV, 35 kV, 110 kV, 220 kV dhe 400 kV që formojnë pjesë të sistemit kryesor të OSTT dhe aty ku është e nevojshme me pajisjet e lidhura me pështjellat terciare të transformatorëve kryesor me tension nominal 10 kV ose 6.3 kV. Aty ku posaçërisht i referohet rrjetit të OSTT, definon kapacitetet dhe kërkesat e përgjithshme për stabilimentet, pajisjet dhe mjetet që do të lidhen me rrjetin e OSTT, nga ose në emër të OSTT, duke marrë parasysh karakteristikat e rrjetit në zonën ku do të lidhet pajisja. Aty ku i referohet pajisjeve të shfrytëzuesit të sistemit, kodi definon kërkesat e përgjithshme për stabilimentet, pajisjet dhe aparatet në pikën e kyçjes ndërmjet rrjeteve të shfrytëzuesit të sistemit dhe të OSTT.
  
 

Kodi i Punës për Çasje në Tokë dhe Ndërtesa - Shkarko 
Sipas Vendimit V_1001_2018 të ZRrE të datës 13 Qershor 2018 - Shkarko