13 Qershor 2012 - KOSTT Nënshkruan Marrëveshjen për Kompaninë e Projektit për Themelimin e Zyrës për Alokim të Koordinuar të Kapaciteteve Interkonektive

 

Sot me 13 Qershor 2012 përfaqsuesit e dhjetë OST-ve (Kosova, Shqipëria, Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia dhe Turqia) të rajonit nënshkruan Marrëveshjen për Kompaninë e Ekipit të Projektit për themelimin e Zyrës për Alokim të Kordinuar të  Kapaciteteve Interkonektive (ang. CAO – Coordianted Auction Office). Selia e Zyres për Alokim të Kordinuar do të jetë në Mal të Zi.

Qëllimi i themelimit të Zyrës për Alokim të Kordinuar të Kapaciteteve të EJL është harmonizimi i metodave të menagjimit të kongjestionit (fyteve të ngushta) dhe optimizimin e alokimeve të kapaciteteve në kufijte e zonës tregtuese, si dhe rritja e transparencës në procesin e alokimit të kapaciteteve interkonektive.

Vlen të theksohet se themelimi i kësaj Zyre është një hap drejt krijimit të tregut të përbashkët rajonal dhe integrimit në tregun unik Evropian, dhe në anën tjetër afron Kosovën në përmbushjen e obligimeve të marra në kuadër të Traktatit për Themelimin e Komunitetit të Energjisë dhe procesit të integrimti në BE.

Iniciativa e vendeve themeluese është mbështetur nga Komisioni Evropian, donatorët KfW dhe USAID.

Duke folur për rëndësinë e këtij hapi për KOSTT z. Fadil Ismajli, Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT, theksoi se me themelimin e CAO, KOSTT-i do të jetë një hap më afër zgjidhjes së problemeve me Sërbinë të cilat ndërlidhen me alokimin e kapaciteteve interkonektive dhe menaxhimin e kongjestionit, si dhe përmbushjes se detyrimeve për qasje të barabartë në rrjetin transmetues dhe transparencës në raport me vendet fqinje.

Gjatë 12 muajve të ardhshëm Kompania e Ekipit të Projektit do të ndërmerr të gjithë hapat për  themelimin e kompanisë së Zyrës për Alokim të Kordinuar të Kapaciteteve në Evropën Juglindore e cila në të ardhmen do të implementoj alokimin e kapaciteteve interkonektive në emër të OST-ve nënshkruese të marrëveshjes.

10 CAO TSOs

 

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001