17 Tetor 2011 - Punime në kuadër të projektit për rehabilitimin e largpërçuesit 110 kV 1801

Me qëllim që të mundësohen punimet në kuadër të projektit të KOSTT për rehabilitimin e largpërçuesit 110 kV(kilovolt) LP 1801 që lidhë NS 220/110 kV Kosova A me NS 110/35 kV Palaj, nga data 18-28 tetor 2011, nga ora 10:00 deri në 13:00 do të bëhet ç’kyqja e largpërçuesit në fjalë.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga Nënstacioni 110/35 kV Palaj nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.
Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në ngritjen e besueshmërisë dhe sigurisë së sistemit Elektroenergjetik të Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001