18 Tetor 2016 - Punime në kuadër të projektit në NS 110/10kV Prizren 3

Me qëllim të krijimit të kushteve për të mundësuar punimet në nënstacionin NS 110/10 kV Prizren 3, me datë 19 Tetor 2016, nga ora 07:00 deri në ora 07:05 si dhe nga ora 08:00 deri në orën 08:05, do të bëhet shkyçja dhe rikyqja e Transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë. Gjithashtu gjatë kësaj dite nga ora 08:05 deri në orën 08:10 si dhe nga ora 09:00 deri në orën 09:05 do të bëhet shkyçja dhe rikyqja e Transformatorit energjetik T2. Shkyçjet bëhen për të mundesuar rregullimin e komandimit me SCADA .

Gjatë kësaj kohe një pjesë e qytetarëve/institucioneve të cilët furnizohen nga këta transformator do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga 5 minuta gjatë kalimit të ngarkesës nga Transformatori energjetik T1 në transformatorin T2 (nga ora 07:00 deri në ora 07:05 si dhe nga ora 08:00 deri në orën 08:05), ( parashikohet 10 MW ) si dhe gjatë kalimit të ngarkesës nga Transformatori energjetik T2 në transformatorin T1 (nga ora 08:05 deri në orën 08:10 si dhe nga ora 09:00 deri në orën 09:05), ( parashikohet 10 MW ).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001