12 Tetor 2-016 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e transformatorit TR3 në NS 110/10kV Prishtina 2”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Furnizimi dhe Instalimi i transformatorit TR3 40MVA në NS 110/10kV Prishtina 2”, me datë 13 Tetor 2016, nga ora 06:00 deri në ora 06:30, do të bëhet shkyçja e seksionit 1 të zbarrave 10 kV në NS 110/10kV Prishtina 2. Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë për montimin e transformatorit T3.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 12 MWh/h)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001