15 Shtator 2016 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/35/10 kV Decan

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të transformatorit T1 në NS 110/35/10 kV Deçan, me datë 16 Shtator 2016 , nga ora 06:00 deri në ora 06:10, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 dhe kyçja e transformatorit T2.

Gjatë kohës lartëcekur qytetarët/institucionet, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 10 (dhjetë) minuta. (parashikohet 15 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001